Leo Messi zbulon emrat e futbollistëve që do t’i votonte për 'Topin e Artë'

Leo Messi zbulon emrat e futbollistëve që do t’i votonte për 'Topin e Artë'

10:08, 09/10/2021

Pas një pauze njëvjeçare, për shkak të Covid-19, revista prestigjioze franceze, “France Football” ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e plotë të pretendentëve për të fituar “Topin e Artë” për vitin 2021.

Janë 30 kandidatë për ta fituar trofeun më të famshëm në nivel individual në futboll.

“Topi i Artë” i fundit u fitua nga Lionel Messi në vitin 2019, dhe për shkak të pandemisë koronavirus, ky çmim prestigjioz nuk u dha vitin e kaluar, megjithëse ishte e qartë se titulli duhej të ishte marrë nga polaku, Robert Lewandwoski.

Lionel Messi është futbollisti që e ka fituar më shumë Topin e Artë, plot 6 herë në karrierë dhe këtë vit është pretendenti kryesor për ta marrë për herë të 7, që do ta thellonte rekordin historik me Cristiano Ronaldon, që ka fituar 5 Topa të Artë.

Së fundmi, Messi, ka dhënë një intervistë për “France Football”, ka thënë se edhe lojtarë si Mbappe, Neymar, Lewandowski, Benzema… e meritojnë “Topin e Artë”.

“Ka lojtar në ekipin tim  që do t’i votoja për “Topin e Artë” si Neymar dhe Mbappe. Pastaj ka lojtarë të një niveli të jashtëzakonshëm si Lewandowski, Benzema, që ka bërë një vit të madh. Është e vështirë, sepse duhet të bësh shumë në nivelin individual për ta fituar Topin e Artë. Viteve të fundit luan shumë rol edhe fitimi i Champions League, Copa America ose Euro,” deklaroi Messi për “France Football”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco