Reja zgjidh dilemat, ja si Shqipëria pritet të sfidojë Hungarinë

Reja zgjidh dilemat, ja si Shqipëria pritet të sfidojë Hungarinë

09:14, 09/10/2021

Kombëtarja shqiptare luan ditën e sotme një ndeshje mjaft të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Në “Pushkash Arena” të Budapestit, kuqezinjtë tanë do të përballen me Hungarinë, në një sfidë e cila mund të cilësohet si “finale” për të dyja Kombëtaret.

Ashtu si Shqipëria edhe Hungaria në rast fitoreje do të vijonin  të mbanin gjallë ëndrrën për kualifikim për në Botëror.

Për këtë sfidë të rëndësishme, trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja ka bërë disa ndryshime në mesfushë dhe në sulm.

Kështu në portë nuk ka dyshime, me Etrit Berishën që fiton sërish balotazhin me Strakoshën dhe do të zbresë nga minuta e parë me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa para tij do të konfirmohen sërish treshja Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti, të cilët luajtën titullarë edhe në ndeshjet e shtatorit.

Në mesfushë, nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa në qendër do të luajë I përhershmi Gjasula, që këtë herë do të shoqërohet nga Keidi Bare dhe Endri Çekiçi, që pas formës së mirë të shfaqur te Konyaspor, ka bindur edhe trajnerin Edi Reja.

Në sulm konfirmohet i përhershmi Sokol Cikalleshi, i cili nuk luajti në ndeshjen e parë ndaj maxharëve për shkak të një dëmtimi, ndërsa në “Puscas Arena” do të luajë përkrah njeriut që e njeh më së miri atë stadium dhe kundërshtarin, beratasi Myrto Uzuni.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco