Arsenal gjen në Rusi pasuesin e Lacazette

Arsenal gjen në Rusi pasuesin e Lacazette

22:30, 08/10/2021

Alexandre Lacazette me shumë gjasa do të ndajë rrugët me Arsenal në fund të sezonit. Kontrata e sulmuesit francez me klubin anglez përfundon në qershor 2022 dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Duke parë situatën drejtuesit e “Topçinjve” janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër sulmues.

Emri kryesor në listë është ai i iranianit Sardar Azmoun, i cili po bën mjaft mirë me klubin e Zenit Shën Petërsburgut në Rusi, megjithatë prej kohësh është në pritje të transferimit në një kampionat më të fortë.

Mediat angleze konfirmojnë se drejtuesit e londinezëve kanë arritur tashmë një akord paraprak me sulmuesin Iranian dhe kanë nisur negociatat me klubin rus, që nga ana tjetër synon të arkëtojë rreth 30-35 milionë euro nga kartoni i Azmoun.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco