Penalizohet me dhjetë vende Hamilton, Verstappen shans të artë për të rimarrë kreun

Penalizohet me dhjetë vende Hamilton, Verstappen shans të artë për të rimarrë kreun

22:06, 08/10/2021

Lewis Hamilton do të ketë penalizim me dhjetë pozicione në Grand-Prixin e Turqisë të dielën. Këtë dënim, Hamilton e mori për shkak të përdorimit të shumë pjesëve të motorit.

Mercedesi e bëë ndërhyrje në motorr për ta ulur rrezikun e dështimit të britanikut gjatë garës së ngushtë në kampionat.

Hamiltoni kryeson në renditje me vetëm dy pikë e gjysmë më shumë sesa piloti i Red Bullit, Max Verstappen.

Hamiltoni doli i pari në provën e lira të premten në “Istanbul Park”, me vetëm 0.425 sekonda para Verstappenit, ndërsa i treti ishte Charles Leclerc i Ferrarit. Valtteri Bottas, piloti tjetër i Mercedesit zuri vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco