Telashe për Hungarinë, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe humb sfidën ndaj Shqipërisë

Telashe për Hungarinë, mbrojtësi titullar dëmtohet dhe humb sfidën ndaj Shqipërisë

21:29, 08/10/2021

Lajme të këqija për Hungarinë, por të mira për Shqipërinë në prag të përballjes midis dy Kombëtareve.

Titullari i hungarezëve, Atila Fiola është dëmtuar duke braktisur grumbullin dhe federatat ka njoftuar se mbrojtësi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy sfidat e radhës, përfshirë dhe Shqipërinë.

31-vjeçari Fiola është titullar bazë në formacionin e “magjarëve” ku që nga viti 2014 ka bërë plot 38 prezenca për kombëtaren. Një ogur i mirë ky për skuadrën e Reja pasi do t’i duhet të bëjë llogaritë ndryshe në formacionin që do të hedhë në fushë.

Ndeshja do të luhet mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Pushkash Arena” pa prani të tifozëve pasi Hungaria është e dënuar nga UEFA që pas koreve raciste ndaj futbollistëve të Anglisë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco