Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Narko-shteti i Edi Ramës dhe protestat e opozitës

Mediat angleze: Newcastle ka zgjedhur lojtarin rreth të cilit do të ndërtojë projektin

Mediat angleze: Newcastle ka zgjedhur lojtarin rreth të cilit do të ndërtojë projektin

19:33, 08/10/2021

Pasi Fondi i Investimeve Publike, i mbështetur nga Princi Saudit Mohammed bin Salman, bleu Neëcastle, mediat angleze bëjnë të ditur se përforcimi i parë i klubit britanik pritet të jetë portieri i PSG-së Keylor Navas, transferim me të cilin do të nisë një epokë e re.

Qëllimi i drejtuesve të klubit është të fitojë titullin kampion në Premier League në pesë vitet e ardhshme, dhe në këtë proces klubi synon të bëhet gjigant në merkaton e futbollit, siç janë Manchester City dhe PSG.

 

Image

Synimi i parë i klubit anglez në merkaton e janarit, sipas mediave, është sjellja e një portier të ri, dhe i pari në listë është ish -gardiani i Real Madridit dhe portieri aktual i PSG -së Keylor Navas, rreth të cilit klubi duhet të ndërtojë " gjëra të mëdha " në të ardhmen.

Me ardhjen e Gianluigi Donnarumma, Navas me siguri nuk do të jetë më titullar në ekipin francez, edhe pse ishte zgjedhja e parë në fillim të sezonit.

Një gjë e ngjashme i ndodhi Navas tek Real Madrid kur fillimisht ishte titullar përballë Thibaut Courtois, por me kalimin e kohës  gardiani nga Kosta Rika u ul në stol dhe belgu u bë portier i parë.

Navas me siguri do të përballet me të njëjtin fat në Paris dhe Neëcastle dotë përpiqet të përfitojë nga situata dhe të sjellë Navas në janar në radhët e tyre.

Tifozët e Neëcastle kanë vite që luftojnë me pronarin Mike Ashley, duke i bërë presion atij të shes klubin, gjë që më në fund e arritën.

Përveç luftës me Mike Ashley, një histori e ngjashme po ndodh edhe me trajnerin e ekipit, Steve Bruce. Është e qartë për të gjithë se ditët e ish -legjendës së Manchester United në pankinën e Magpies janë të numëruara, por shumë janë të interesuar se kush mund të jetë pasardhësi i tij. Sipas mediave angleze, mund të jetë Antonio Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco