VIDEO/ Kundërshtarit të Shqipërisë i merr flakë stadiumi, në rrezik ndeshja për kualifikueset e Kupës së Botës

VIDEO/ Kundërshtarit të Shqipërisë i merr flakë stadiumi, në rrezik ndeshja për kualifikueset e Kupës së Botës

17:13, 08/10/2021

Ndeshja Andorra-Angli e planifikuar për të shtunën, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022 është vënë në rrezik.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në “Estadi Nacional” të Andorra la Vella vetëm një ditë para zhvillimit të këtij takimi.

Në imazhet e publikuara nga “Sky Sports”, shihen flakët e zjarrit që kanë përpirë plotësisht vendin ku janë të vendosura kamerat si dhe vendin ku qëndron delegati i ndeshjes.

Për arsye sigurie, sfida mund të luhet në një vend tjetër ose më e keqa mund të shtyhet për një ditë tjetër.

Kujtojmë që Andorra dhe Anglia janë pjesë e grupit I, ku është edhe Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco