Thumbon Courtois: 'Të luajmë kundër Italisë?! E kotë, më duket si miqësore'

Thumbon Courtois: 'Të luajmë kundër Italisë?! E kotë, më duket si miqësore'

16:08, 08/10/2021

Zhgënjimi për humbjen kundër Francës ishte i madh te Belgjika. Portieri Thibaut Courtois nuk është se ka duruar shumë dhe shigjeton UEFA-n për finalen e vogël.

“Tani duhet të përqëndrohemi tek sfida e së dielës kundër Italisë. Por, sinqerisht, nuk e kuptoj se përse shërben kjo ndeshje.

Të renditesh i treti në Nations League nuk shërben për asgjë. Nuk e kuptoj se përse e luajmë këtë ndeshje. Për ne do të jetë si një miqësore”, është shprehur portieri i Belgjikës dhe Real Madrid në Spanjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco