Nuk ka më bileta, ‘Air Albania’ do të jetë plot për Shqipëri-Poloni

Nuk ka më bileta, ‘Air Albania’ do të jetë plot për Shqipëri-Poloni

14:33, 08/10/2021

Sfida Shqipëri-Poloni e cila do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 në “Air Albania”, do të jetë me një stadium të tejmbushur.

Në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë nuk ka më bileta, kanë mbaruar të gjitha.

Sipas rregullit në fuqi në Shqipëri, stadiumet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit, por sipas “Panorama Sport”, për ndeshjen me Poloninë me gjasë kjo nuk do të pijë ujë…

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Polonisë është e vlefshme për Grupin I të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” dhe për kuqezinjtë e Rejës do të jetë një takim tepër i rëndësishëm për fatet e Kombëtares për një kualifikim në Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco