Barcelona mendon për të ardhmen e klubit, blindon talentin e ri Gavi

Barcelona mendon për të ardhmen e klubit, blindon talentin e ri Gavi

13:45, 08/10/2021

Gavi ka shkëlqyer në fillim të edicionit duke lënë përshtypje me paraqitjet e tij të mira.

Falë formës së mirë të treguar ai u ftua edhe nga Kombëtarja e Spanjës dhe u bë futbollisti më i ri që debuton me fanellën e ‘Furisë së Kuqe’.

Sipas “Mundo Deportivo”, ‘Blaugranët’ duan që ta blindojnë talentin e tyre duke i ofruar një kontratë të re me rritje page.

17-vjeçari ka kontratë aktuale me ekipin deri në qershor të vitit 2023, por drejtuesit e klubit duan që ta kenë atë në ekip edhe për shumë vite të tjera.

Përveç Gavit, Barça po përgatit marrëveshje të reja edhe me Ansu Fatin e Pedri Gonzalez që po shihen si e ardhmja e klubit

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco