Nominimet për ‘Topin e Artë’, favorit kryesor është...

Nominimet për ‘Topin e Artë’, favorit kryesor është...

13:24, 08/10/2021

“France Football” do të nominojë sot futbollistët që do të jenë në garë për çmimin e “Topit të Artë”.

Gjithsej do të nominohen 30 futbollistë, por lista do të shkurtohet në javët në vijim deri në tre kanditatë të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë kur do të dhurohet ky çmim.

Më 29 Nëntor do të shpallet fituesi i “Topit të Artë” apo ndryshe futbollisti më i mirë i vitit 2021.

Favorit për të fituar këtë çmim është Leo Messi që pas shumë përpjekjesh arriti të fitojë Kupën e Amerikës me Argjentinën.

Në vend të dytë,Robert Lewandowski që këtë vit ka pasur statistika impresionuese.

“Topi i Artë” nuk u dhurua vitin e kaluar shkaku i pandemisë së COVID-19, më së shumti herë këtë çmim e ka fituar Messi gjashë herë, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që ka pesë. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco