Mancini dhe Viali përfshihen në skandalin e “Pandora Papers”

Mancini dhe Viali përfshihen në skandalin e “Pandora Papers”

12:37, 08/10/2021

Listës së “Pandora Papers” i është shtuar dhe ai i trajnerit të Italisë, Roberto Mançinit dhe pjesëtarit të stafit të tij, Xhanluka Viali.

Lajmi është bërë me dije nga revista “l’Espresso”.

Emri i Mançinit shfaqet në disa dokumente ku tregohet se ai është aksionar i shoqërisë “Bastian Asset Holdings”, me seli në Ishujt Virxhin. Por Mançini nuk është i vetëm në këtë listë. Në krah të tij është edhe Viali, që është gjithashtu dhe krah tij në kombëtaren italiane. Dy miqtë duket se kanë mjaft gjëra të përbashkëta, mes të cilave edhe përfshirjen në “Pandora Papers”.

Viali nga ana e tij është regjistruar ose figuron si pronar i një tjetër shoqërie “Crewborn Holdings”, një shoqëri që gjithashtu është regjistruar në Ishujt Virxhin.

Sipas revistës italiane në fjalë, trajneri aktual i Italisë i kishte kërkuar një shoqërie italiane që ta ndihmonte në çështjet fiskale për të rregulluar pozitën e tij në lidhje me autoritetet fiskale në Itali. Sipas dokumenteve të bëra publike, shoqëria e re e krijuar nga Mançini në Karaibe ishte pronare e një avioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco