Raiola kritikon Milanin: Jam i neveritur, askush nuk doli në mbrojtje të Donnarummës

Raiola kritikon Milanin: Jam i neveritur, askush nuk doli në mbrojtje të Donnarummës

12:20, 08/10/2021

Mino Raiola me anë të një interviste për të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” ka sulmuar Milanin ku ka deklaruar se klubi kuqezi nuk i doli në mbrojtje Gianluigi Donnarummës.

“Jam i neveritur nga vërshëllimat në drejtim të Donarumës. Pyes veten si ka mundësi përse Milani nuk ka ndërhyrë zyrtarisht për të marrë masat dhe për të mbajtur distancat e kontestimeve, për ta mbrojtur në një farë mënyre. Donnarumma është një djalë që gjithmonë ka dhënë gjithçka për kombëtaren. Duke kontribuar edhe për fitimin e Kampionatit Europian, ku ishte dhe lojtari më i mirë i kompeticionit.

Edhe për Milanin ka qenë besnik ku i ka qëndruar klubit pranë edhe në momentet më të errëta dhe të vështira, duke treguar edhe impenjuar si profesionist deri në ditën e fundit, duke kontribuar gjithashtu për të dërguar skuadrën në Champions pas shumë vitesh.

Më duket e çuditshme dhe shumë zhgënjyese që Milani, i cili e di të vërtetën, nuk kanë marrë në dorë distancat nga kjo sjellje e papranueshme dhe e padrejtë. E vërteta është se Milani nuk ka ditur ose nuk ishte në gjendje ta mbante atë.”, përfundoi Raiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco