Dybala rinovon kontratën, ja edhe sa vite do të jetë pjesë e klubit bardhezi

Dybala rinovon kontratën, ja edhe sa vite do të jetë pjesë e klubit bardhezi

11:20, 08/10/2021

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, tregon se klubi bardhezi ka gjetur akordin e rinovimit të kontratës me yllin argjentinas, Paulo Dybala, për një shumë prej 10 milionë eurosh në sezon për 5 vite, që përkthehet ndryshe deri në vitin 2026.

Paulo mund të sjellë një lloj të ri të audiencës në Juve dhe gjithashtu mund të veprojë si një forcë shtytëse për imazhin e futbollit italian jashtë vendit, i cili mbeti jetim gjatë verës nga Lukaku si dhe CR7.

Sulmuesi  do të mbushë 28 vjeç, në 2026 ai do të jetë në pragun e 33 dhe kjo mund të nënkuptojë 11 vjet rresht në të njëjtin ekip. 

Mënyrat e tregut janë të pafundme, është e pamundur të thuhet se çfarë do të ndodhë, por vullneti i përbashkët është të vazhdojnë së bashku dhe për një kohë të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco