VIDEO/ Kombëtarja niset për në Hungari, Duka shoqëron kuqezinjtë në Budapest

VIDEO/ Kombëtarja niset për në Hungari, Duka shoqëron kuqezinjtë në Budapest

11:10, 08/10/2021

Kombëtarja shqiptare është nisur paraditen e sotme me destinacion Hungarinë, ku do të përballet ndaj këtyre të fundit, mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, e vlefshme për Grupin I të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Së bashku me kuqezinjtë ka udhëtuar drejt Budapestit edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë të grupit pas Anglisë në kuotën e 12 pikëve.

Skuadra kuqezi në ndeshjen e parë ndaj përfaqësueses hungareze triumfoi minimalisht 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës, tre minuta para fundit të sfidës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco