Roudiger drejt Realit?! Futbollisti vendos për të ardhmen e tij

Roudiger drejt Realit?! Futbollisti vendos për të ardhmen e tij

11:00, 08/10/2021

Antonio Rudiger është duke kaluar një edicion shumë të mirë në aspektin personal me fanellën e Chelseas, kjo gjë i ka shtyrë ekipet Evropiane ta shikojnë si një mundësi të mirë për klubin e tyre.

Gjermani është shndërruar në lider të mbrojtjes në ekipin e Thomas Tuchel, duke bërë kështu që shumë ekipe të dëshirojnë transferimin e tij.

Rudigeri ka kontratë me “The Blues” deri në qerhsor të vitit 2022, por ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Sipas "ABC", Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit verën e ardhshme.

“Los Blancos”, janë të gashmë t’i ofrojnë pagë të lartë Rudigerit që ta kenë në ekip pasi po përballen me shumë probleme në mbrojtje që nga largimi i dyshes Sergio Ramos e Raphael Varane.

Interesim për të kanë shprehur edhe Bayerni dhe PSG, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco