FOTO/ Eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’, sfidat interesante që do të luhen sot

FOTO/ Eliminatoret e Botërorit ‘Katar 2022’, sfidat interesante që do të luhen sot

10:59, 08/10/2021

Do të luhen sonte 11 ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Të gjitha këto përballje do të luhen në orën 20:45 dhe disa prej tyre pritet të jenë tejet interesante dhe deçizive për kualifikim.

Njëra ndër ndeshjet më të rëndësishme është ajo mes Turqisë dhe Norvegjisë.

Të dyja kombëtaret janë në garë për t’u kualifikuar, ndaj synojnë vetëm fitore.

Pas gjashtë ndeshjeve në Grupin G, turqit kanë 11 pikë në vendin e tretë, kurse norvegjezët janë në vendin e dytë me 13.

Gjermania pret në shtëpi Rumaninë, në një sfidë ku synojnë të marrin tre pikët e radhës që t’i afrohen edhe më shumë kualifikimit.

Holanda do të jetë mysafire e Letonisë. “Tulipanët” janë favoritë absolut që të marrin tre pikë kundër letonezëve që luajnë pa ndonjë objektiv.

Ndërkohë sfidë tejet interesante është edhe ajo mes Çekisë dhe Uellsit, një përballje direkte për vendin e dytë në Grupin E.

Të tabelën e mëposhtme janë të gjitha duelet që luhen sonte për eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco