FOTO/ Kosova niset drejt Suedisë, Dardanët synojnë rezultat pozitiv

FOTO/ Kosova niset drejt Suedisë, Dardanët synojnë rezultat pozitiv

09:41, 08/10/2021

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot në mëngjes me "Charter" për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin "Katari 2022" kundër Suedisë.

Kosova gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.  

Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin "Friends Arena" në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në  17:30.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco