E bujshme nga Italia, Interi interesohet për Strakoshën

E bujshme nga Italia, Interi interesohet për Strakoshën

09:29, 08/10/2021

Thomas Strakosha ka përfunduar në orbitën e Interit dhe Xhuzepe Marota po interesohet që të sigurojë firmën e portierit shqiptar.

Strakosha është në vitin e tij të fundit të kontratës me Lacion dhe rinovimi, për një arsye apo një tjetër, nuk ka ardhur. Në ditët e kaluara u fol për një tjetër afrim të tij me Lacion, e cila është gati të plotësojë kërkesën e lojtarit për rritje rroge.

Por gjithçka mund të ndryshojë me këtë lëvizje të Interit. Sipas mediave italiane, Xhuzepe Marota, i cili ka një preferencë të veçantë për lojtarët me parametër zero, ka nuhatur se afrimi i Strakoshës mund të kthehet në një goditje rëndësishme për zikaltërit të cilët pak nga pak kanë filluar rinovimin.

 

Edhe pse thuhet se Interi ka siguruar firmën e Onana të Ajaksit si pasardhës për Handanoviç, të kesh një portier me eksperiencë në Serinë A si Strakosha në përbërje nuk është aspak keq, sidomos kur vjen falas.

 Ndaj Marota po bën gati lëvizjen e tij për të siguruar portierin e përfaqësueses shqiptare, i cili ndërkohë vazhdon të mbetet zgjedhje e dytë te Lacio dhe mund të vendosë të nisë një aventurë të re, pse jo nën drejtimin përsëri të atij që i besoi i pari në elitën e futbollit italian, SImone Inzagit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco