Dëmtohet në stërvitje sulmuesi i Kombëtares, humbet sfidën me Hungarinë

Dëmtohet në stërvitje sulmuesi i Kombëtares, humbet sfidën me Hungarinë

09:03, 08/10/2021

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë.

Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Image

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit, i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për Grupin I të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco