Ndeshje e çmendur në 'Allianz Stadium', Franca përmbys Belgjikën dhe i bashkohet Spanjës në finale!

Ndeshje e çmendur në 'Allianz Stadium', Franca përmbys Belgjikën dhe i bashkohet Spanjës në finale!

22:38, 07/10/2021

Franca – Spanjë është finalja e Ligës së Kombeve. “Gjelat” fituan me përmbysje 3-2 Belgjikën në “Allianz Stadium” në një ndeshje mjaft spektakolare.

“Djajtë e kuq” e mbyllën në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. Ishte Yannick Carrasco ai i cili shënoi fillimisht për belgët, me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Ndërsa 4 minuta më vonë ishte i përhershmi, Romelu Lukaku ai i cili realizoi golin e dytë për Belgjikën, duke konfirmuar edhe një herë formën e mirë që po kalon.

Mirëpo, pjesa e dytë foli e gjitha për francezët, të cilët u zgjuan nga gjumi dhe arritën të përmbysnin rezultatin, falë golave të Karim Benzema (62),  Kilyan Mbappe (penallti, 69-të) dhe supergol i Theo Hernadez (90), për të cilin ishte i parë me fanellën e “Gjelave”.

Finalja mes Francës dhe Spanjës luhet më 10 tetor në “San Siro”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco