Kolibaly nderohet me çmim në Seria A, hera e parë që ndodh me një mbrojtës

Kolibaly nderohet me çmim në Seria A, hera e parë që ndodh me një mbrojtës

18:06, 07/10/2021

Çmimi EA SPORTS Player Of The Month (lojtari i muajit) për shtatorin është fituar nga futbollisti i Napoli-tm Kalidou Kolibaly.

Dhënia e trofeut do të bëhet para ndeshjes Napoli-Torino, që do të zhvillohet 17  tetorin e ardhshëm në orën 18 në stadiumin Diego Armando Maradona.

“Është hera e parë qëkur është krijuar ky çmim, që fitohet nga një mbrojtës. Kalidou Koulibaly ka treguar në këto vite se është mes mbrojtësve më të fortë në botë”, ka thënë Luigi de Siervo, administrator i deleguar i Lega Serie a.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco