Dortmund i ofron dyfishin e pagës, Haaland refuzon rinovimin

Dortmund i ofron dyfishin e pagës, Haaland refuzon rinovimin

17:12, 07/10/2021

Shtatë gola, katër asistime në pesë ndeshje të Bundesligës. Erling Haaland shfaqet i frikshëm këtë sezon me Borussia Dortmund. Më shumë se kurrë, sulmuesi norvegjez po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane. Nëse, Haaland donte të shkonte diku tjetër verën e kaluar, një gjë e tillë mund të ndodh në fund të këtij sezoni.

Pavarësisht dëshirës së Dortmund për t’i rinovuar kontratën, Haaland nuk dëshiron të zgjasë aventurën në Gjermani, edhe me pagë të dyfishuara, raporton “AS”.

Më i vendosur se kurrë për të nisur një sfidë të re, për Erling Haaland mund të jetë sezoni i fundit me fanellën e Borussia-s. Por në futboll gjithçka është e mundur...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco