Man United: Ronaldo është më i paguar se tre ekipe në Premier League

Man United: Ronaldo është më i paguar se tre ekipe në Premier League

16:19, 07/10/2021

Paga e Cristiano Ronaldos tek Manchester United është më e lartë se ajo që tre klubet e Premier League paguajnë për të gjithë lojtarët e tyre.

Pas kthimit tek “Djajtë e Kuq”, Cristiano Ronaldo tregoi se skuadra angleze nuk ka gabuar me afrimin e tij, pasi ka arritur të zhvillojë ndeshje mjaft të mira (5 gola në të gjitha kompeticionet).

Është e qartë, një lojtar i nivelit të tillë kërkon një pagë të lartë. Por fakti që Ronaldo është më i paguar se tre ekipe në Premier League duket pak befasues.

Ronaldo fiton rreth 25 milionë paund në vit tek United, që është më shumë se sa paguajnë tre ekipe të kampionatit anglez, për lojtarët e tyre. Këto janë Norëich, Brentford dhe Leeds.

Mediat angleze zbulojnë se pagat më të ulëta vjetore në Premier League paguhen nga Brentford dhe shuma në fjalë është rreth 13 milionë paund. Kjo është pothuajse dy herë më pak se të ardhurat e Ronaldos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco