Lajmi i fundit

ODEON/ Mimoza Mevlani: Festivali ‘Albania Gjimnastrada’ trashëgimi për brezat e rinj

Zbulohen detajet se si katalanasit arritën në një krizë financiare

Zbulohen detajet se si katalanasit arritën në një krizë financiare

14:21, 07/10/2021

Barcelona ka përjetuar situatë të vështirë ekonomike në vitet e fundit. Por deri tani ka mbetur një enigmë se si katalanasit arritën në këtë pikë.

Detaje shokuese janë zbuluar dhe tregojnë qartësisht keq menaxhimin që i është bërë klubit.

Në vitin 2019 do të nisej klauzola për blerjen e Griezman nga Atletico Madrid. Të dy klubet kishin rënë dakord që në fillim dhe e dinin shifrën prej 120 milionë eurosh.

Por në momentin kur duhej të nënshkruhej kontrata, Barcelona kuptoi se nuk i kishte paratë për të paguar transferimin. Për këtë arsye ka marrë hua 85 milionë euro për të mbyllur afrimin.

Ndërkohë skuadra në fjalë nuk kishte para as për të transferuar Coutinho për 135 milionë euro. Një tjetër hua është marrë nga Barcelona dhe interesi që duhej paguar ishte 16 milionë euro. Barcelona i ka ende borxh klubeve të tjera rreth 231 milionë euro dhe gjendja e tyre ekonomike është shumë e rënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco