Çështja e 2 milionë frangave, Platini dhe Blater përfundojnë në gjyq

Çështja e 2 milionë frangave, Platini dhe Blater përfundojnë në gjyq

14:03, 07/10/2021

Dy ish-drejtuesit e lartë të futbollit europian dhe botëror, Mishel Platini dhe Sep Blater së shpejti mund të dalin në gjyq për çështjen e 2 milionë frangave zvicerane që pretendohet se ish-presidenti i FIFA-s i pagoi francezit Platini.

Pas gjashtë vitesh procedurash, prokurori federal zviceran ka njoftuar se do të ngrejë një akt-akuzë kundrejt dy drejtuesve të cilët së shpejti do të duhet të përgjigjen në gjykatën penale federale në Belinzona.

Prokurori zviceran konfirmoi për “L’Equipe”: “Palët janë njoftuar me letër se prokurori e konsideron hetimin të përfunduar dhe se synon të fillojë ndjekjen kundër Platini dhe Blater”.

Prokurorisë i takon të mbledhë provat e nevojshme për të zhvilluar gjykimin që do të fillojë në rast të ndezjes së dritës jeshile nga gjykata.

Platini u mbrojt duke deklaruar se kjo shumë duhet t’i paguhej rregullisht për konsulencën e FIFA-s, ndërsa akuza kundër Blater vazhdon për “mashtrim të dyshuar”, “shkelje të besimit”, “menaxhim të pandershëm” dhe “falsifikim të letrave me vlerë”.

Versioni i lëshuar nga dy të dyshuarit nuk e bindën aspak prokurorinë zvicerane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco