Liga e Kombeve/ Formacionet e mundshme të gjysmëfinales së dytë Belgjikë-Francë

Liga e Kombeve/ Formacionet e mundshme të gjysmëfinales së dytë Belgjikë-Francë

13:29, 07/10/2021

Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën në orën 20:45 në ‘Allianz Stadium”.

Të dyja Kombëtaret hyjnë të motivuara në këtë duel, pasi kanë objektiv që të fitojnë trofeun e Ligës së Kombeve në edicionin e saj të dytë.

Ekipet e të dyja Kombëtareve janë pothuajse të kompletuara, andaj duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë këto skuadra pritet një ndeshje  spektakolare deri në minutën e fundit.

Vëmendja te belgët do të jetë në sulm ku pritet të startojë nga fillimi Romelu Lukaku që është në një formë shumë të mirë.

Ndërsa te francezët ai që po shkëlqen më së shumti këtë edicion është Karim Benzema që pritet të luajë së bashku me Kylian Mbappe e Antoine Griezmann në sulm.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja skuadrave:

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; E. Hazard, De Bruyne; Lukaku

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Rabiot, Pogba, Tchouameni; Griezmann; Mbappe, Benzema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco