Tuchel flet për situatën e Rudiger: Shpresoj që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt

Tuchel flet për situatën e Rudiger: Shpresoj që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt

09:17, 06/10/2021

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, ka folur për situatën e kontratës së qendërmbrojtësit Antonio Rudiger.

28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë.

Bayern Munich, Real Madrid dhe PSG kanë interesim për Rudiger dhe do provojnë transferimin, vetëm nëse bëhet futbollist i lirë.

Por, sipas "Daily Express", Tuchel privatisht ka kërkuar patjetër që bordi të gjejë marrëveshje me Rudiger për kontratë të re.

Thuhet se Rudigerit i është ofruar kontratë e re me vlerë 125 mijë euro, por u refuzua nga mbrojtësi.

Ndërkohë, tekniku gjerman shpreson që sa më shpejt të gjendet zgjidhja e duhur.

“Shpresoj që ata të gjejnë zgjidhje, por nuk është vetëm mes trajnerit dhe lojtarit”.

“Pra, bëj gjërat shpejt, ndonjëherë të duhet më shumë kohë, ndonjëherë shumë shpejt. Nuk ka lajme nga ana ime”, deklaroi ai.

Kurse, Rudiger dje deklaroi se është i lumtur në “Stamford Bridge”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco