Liga e Kombeve/ Ja si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja në supersfidën e sotme

Liga e Kombeve/ Ja si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja në supersfidën e sotme

08:55, 06/10/2021

Italia dhe “Furia e Kuqe” do të ndeshen sërish në një gjysmëfinale, atë të Ligës së Kombeve, e cila do të jetë edhe ajo që ndoshta do të thyejë baraspeshën totale të precedentëve mes këtyre dy përfaqësueseve pas 38 përballjesh në histori.

Ndryshe nga gjysmëfinalja e “Euro 2020”, këtë herë Roberto Mançini nuk do të ketë në dispozicion Çiro Imobilen, i cili gjithsesi nuk është se do të ishte pritur shumë mirë edhe nga tifozët italianë, për ta parë nga minuta e parë. Dhe si pyka e vetme në dispozicion e të kaltërve, trajneri po mendon të surprizojë me një skemë 4-3- 3, por pa pika referimi në repartin e avancuar. Ideja është ajo për të luajtur me një “9 fals” ose e thënë më ndryshe me tre futbollistë të shpejtë dhe teknikë, e cila mund të vërë më shumë në vështirësi mbrojtjen spanjolle.

I vetmi që duket se nuk preket nga roli i tij është Lorenco Insinje, me napolitanin që do të lëvizë në korsinë e majtë të sulmit, ndërkohë që për dy vendet e tjera në këtë repart janë në garë Kieza, Bernardeski dhe Berardi. Ky i fundit nuk duket shumë i prerë, por ndoshta Roberto Mançini do të ketë mbajtur shënime edhe nga ndeshja që Juventusi bëri kundër Çelsit, takim në të cilin pikërisht Kieza dhe Bernardeski punuan si “9 fals”, por duke ndërruar shpesh pozicionet me njëri-tjetrin, për të mos dhënë pika referimi.

Të mos harrojmë se në dispozicion për trajnerin e Italisë janë edhe Mois Ken dhe Xhakomo Raspadori , por ndoshta mosha e tyre shumë e re dhe eksperienca e pakët e tyre, në një sfidë me presion të madh, nuk duket se do t’i japë një shans nga minuta e parë. Por përveç sulmit, balotazhe ka edhe në mesfushë e në mbrojtje, ku nëse Barela e Zhorzhinjo janë ta paprekshëm, për bluzën e tretë “luajnë” Lokateli dhe Pelegrini i Romës, ndonëse juventini është bindshëm favorit. Ndërsa në mbrojtje, Di Lorenco, Bonuçi e Emerson janë të sigurt, me balotazhin e vetëm që mund të jetë ai mes Kielinit e Bastonit, për kompletimin e qendrës.

Italy: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Raspadori, Insigne

Spain: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Reguilón; Koke, Busquets, Fornals; Ferran Torres, Oyarzabal, Sarabia

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco