Surpriza e listës së Hungarisë, shoku i skuadrës së Uzunit rikthehet pas 7 vitesh në kombëtare

Surpriza e listës së Hungarisë, shoku i skuadrës së Uzunit rikthehet pas 7 vitesh në kombëtare

08:44, 06/10/2021

Një nga surprizat në listën e Hungarisë për ndeshjet e muajit tetor është padyshim Balint Veçsei.

Mesfushori i Ferencvarosh kthehet në ekipin kombëtar pas 7 vitesh mungesë.

Në fakt bëhet fjalë për një lojtar i cili zhvilloi dy miqësore në vitin 2014 kur ishte vetëm 21-vjeçar e tani kthehet për të dhënë përsëri kontributin e tij.

Një rastësi e çuditshme, pasi debitimi i tij me fanellën e Hungarisë, ishte pikërisht ndaj Shqipërisë në miqësoren që hungarezët e fituan me shifrat 1-0 ndaj skuadrës së De Biasit.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, por Veçsei, shok skuadre me Uzunin te Ferencvarosh, shpreson që të vazhdojë të jetë fitimtar ndaj Shqipërisë.

“Jam i lumtur që kam arritur të jem në një formë të tillë që trajneri i përfaqësueses hodhi sytë nga unë. Po kaloj një periudhë shumë pozitive në ekipin, dua që ajo të vazhdojë edhe në ekipin kombëtar. Dikur u ftova për ndeshjen me Shqipërinë, fituam dhe tani dua të ruaj rekordin 100% të fitoreve ndaj tyre.

Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje dhe gjithashtu se do të jetë e vështirë pa tifozët. Por tani kemi përvojë me këtë, nuk duhet të jetë problem. Dimë që shumë lojtarë shqiptarë janë në kampionatin italian, ata kanë lojtarë të mirë.

Uzuni na tha gjithashtu se ata kanë lojtarë me cilësi individuale shumë të mira”, tha Veçsei para mediave, duke u përgatitur për këtë ndeshje të tij të dytë ndaj Shqipërisë me 7 vite diferencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco