Skandal në prezantimin e Euro 2024/ UEFA 'fshin' Kosovën nga harta, e lë pjesë të Serbisë

Skandal në prezantimin e Euro 2024/ UEFA 'fshin' Kosovën nga harta, e lë pjesë të Serbisë

21:42, 05/10/2021

UEFA ka fshirë kufirin ndarës të Republikës së Kosovës me Serbinë, duke i përfshirë në një shtet të vetëm.

Organi qeverisës i futbollit evropian prezantoi ditën e sotme logon e re të Euro 2024. Mirëpo në hartën e publikuar vihet re mungesa e Shtetit të Kosvovës, duke shkaktuar një skandal të vërtetë.

Në logon e aktivitetit, UEFA ka vendosur shumë ngjyra që burojnë nga flamujt e shteteve anëtare në Europë, për të bërë një bashkim ngjyrash që të tregojë diversitetin. Por në videon shpjeguese të krijimit kësaj logoje të veçantë, shfaqet një gafë e rëndë sa i përket hartës.

Pjesa që i përket Kosovës dhe Serbisë mbulohet nga të njëjtat ngjyra dhe i njëjti dizajn, pa një ndarje të dukshme siç ndodh me shtetet e tjera. Një skandal i rëndë i pashpjegueshëm për organizatën që drejton futbollin në kontinent, për një temë shumë delikate e cila shpesh ka qenë objekt polemikash të cilat ajo me sa duket po i ndez vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco