Si u arrit marrëveshja mes Ronaldos dhe Manchester United në oborrin e shtëpisë së Lineker

Si u arrit marrëveshja mes Ronaldos dhe Manchester United në oborrin e shtëpisë së Lineker

21:32, 05/10/2021

Gary Lineker ka zbuluar se kthimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United u realizua në oborrin e shtëpisë së tij.

Ish -sulmuesi anglez jeton në të njëtën lagje me shefin ekzekutiv të “Djajve të kuq”, Ed Woodward, i cili ishte shumë i përfshirë në operacionin për kthimin e sulmuesit portugez në “Old Trafford”,  pasi u largua për tek Real Madrid në vitin 2009.

Lineker befasoi tifozët e futbollit me atë se çfarë i tha Alan Shearer dhe Micah Richards mbi finalizimin e operacionit të CR7.

“Do t'i vë kartat e mia mbi tavolinë. Ed Woodward është mik i mirë i imi dhe jeton në të njëjtën lagje me mua. Ai firmosi me Cristiano Ronaldon teksa ishte në oborrin e shtëpisë sime! Kur hyri, telefonoi Jorge Mendes (menaxherin e Ronaldos). Shpresoj se nuk po jap shumë detaje! Kam një fotografi fantastike të tij duke folur në telefon me Medes, të cilën mund ta publikoj një ditë, sigurisht, me lejen e tij, "tha Lineker duke folur për “Match of the Day 10”.

Image

Ronaldo e nisi në mënyrë të shkëlqyer aventurën e dytë me United, teksa ka arritur të realizoi pesë gola. Mirëpo, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer në javët e fundit ka regjistruar disa rezultate negative, duke mos arritur të fitojë katër nga shtatë ndeshjet fundit në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, pavarësisht nga forma e dobët, Shearer beson se Ronaldo do ta ndihmojë United të luftojë për trofe këtë sezon.

"United nuk ka qenë ekip konkurrues vitet e fundit. Tani, me ardhjen e Ronaldos shihen ndryshe. Nënshkrimi me portugezin nuk ishte i vështirë për United. Ata shitën Dan James për 30 milionë euro dhe sollën Ronaldon për të njëjtin çmim, "tha Shearer.

United luan ndeshjen e ardhshme më 16 tetor pas në King Power Stadium kundër Leicester.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco