Reagon Taulant Xhaka, tregon arsyen e vërtetë përse nuk është grumbulluar me Kombëtaren

Reagon Taulant Xhaka, tregon arsyen e vërtetë përse nuk është grumbulluar me Kombëtaren

15:45, 05/10/2021

“Ai e ka refuzuar disa herë ftesën, ndoshta do të përqendrohet te klubi i tij. Më vjen shumë keq, sepse Xhaka mund të na jepte një dorë të mirë në këto dy ndeshje”.

Kështu e shpjegoi dje trajneri Edy Reja mungesën e Taulant Xhakës në listën e publikuar prej tij.

Një ditë më pas, pasi pati njëlloj “fushate” në rrjetet sociale kundër tij, ka reaguar vetë mesfushori i FC Basel.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, ai ka mohuar t’ia ketë mbyllur dyert kombëtares.

“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombëtaren! I kam thënë Bulkut se nuk jam akoma në 100% të formës, pas dëmtimit. Në këto kushte, më mirë ishte që të merrnin një lojtar tjetër që është plotësisht gati. Unë nuk paskam dhënë asnjë arsye për mungesën në kombëtare?

Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse dalin. Nuk është aspak e vërtetë që e kam refuzuar kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk jam 100% në formë. Nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, sqaron Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco