Van Dijk zbulon kundërshtarin më të fortë për të

Van Dijk zbulon kundërshtarin më të fortë për të

14:58, 05/10/2021

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk dha një përgjigje të papritur kur u pyet për kundërshtarin më të vështirë që ka pasur në karrierë.

Holandezi është bërë ndër lojtarët më të mirë në botë që prej kalimit te “Anfield” që nga viti 2018, duke i ndihmuar “Reds” të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën, transmeton lajmi.net.

Van Dijk thotë se Messi është kundërshtari më i vështirë që është përballur ndonjëherë.

“Mund të them Lionel Messi. Është ende futbollisti më i mirë në botë”.

“Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë vendosur numra të pabesueshëm në dekadën e fundit dhe është e pabesueshme çfarë kanë arritur. Mund të them Messi (është kundërshtari më i vështirë) sepse ishte vështirë atë natë në Barcelonë kur humbën 3-0. Fatmirësisht, e rikthyem në Anfield”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Van Dijk është duke provuar të rigjejë formën më të mirë që prej kur pësoi lëndimin në vitin e kaluar, ku këputi ligamentet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco