Ndeshjet e tetorit, këta janë lojtarët që i bashkohen sot Kosovës në grumbullim

Ndeshjet e tetorit, këta janë lojtarët që i bashkohen sot Kosovës në grumbullim

14:09, 05/10/2021

Kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë përgatitjet e saj për ndeshjet e tetorit.

Dardanët do të kenë dy sfida aspak të lehta, kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë, më 9 dhe 12 tetor, përcjell Periskopi.

Dje, skuadra e Bernard Challandes ka filluar stërvitjet në ‘Fadil Vokrri’, kurse sot do të vijnë edhe disa lojtarë të tjerë.

Në stërvitjen e parë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes ishin 19 futbollistë, ndërsa ekipit nga sot do t’i bashkohen edhe yjet si Milot Rashica, Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Lirim Kastrati e Herolind Shala.

Dardanët do të stërviten sot me fillim nga ora 17:00, kurse më pas do të shkojnë në Hajvali, ku nga nesër stërviten aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco