Kjo foto e publikuar nga CR7 i emocionoi të gjithë

Kjo foto e publikuar nga CR7 i emocionoi të gjithë

14:19, 05/10/2021

Ylli 36-vjeçar i Manchester United Cristiano Ronaldo ka emocionuar të gjithë ndjekësit e tij me foton e publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

Në foto shihet bashkëshortja e mikut të tij më të mirë i cili u nda nga jeta në mënyre të papritur.

 Soraia , vdiq të enjten por Ronaldo nuk harroi të ndajë dhimbjen me ish -shokun e tij të skuadrës.

''Ka raste kur gjithçka zë vendin e dytë, përfshirë futbollin. Javën e kaluar, papritur, një qenie njerëzore fantastike, Soraia jonë e dashur, një nënë dhe grua e mrekullueshme e një prej miqve më të mirë ndërroi jetë. Asgjë nuk mund të fshijë dhimbjen e vëllait tim José Semedo dhe të gjithë familjes, por ne jemi bashkë, sot e përgjithmonë për të përballuar këtë kohë shumë të vështirë. U prehsh në paqe, mikesha ime nuk do të të harrojmë kurrë' shkruan krahas fotos CR7.

Jose Semedo ka qenë mik me Ronaldon që nga akademia e tij e të rinjve në Lisbonë.

 Dy futbollistët kanë bërë pushime me familjet e tyre dhe kanë kaluar shumë kohë bashkë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco