Trajneri i Dortmundit shuan shpresat e norvegjezëve për Haaland

Trajneri i Dortmundit shuan shpresat e norvegjezëve për Haaland

08:55, 04/10/2021

Norvegjia rrezikon të luajë pa Erling Haaland në dy sfidat eliminatore të këtij muaji ndaj Turqisë dhe Malit të Zi, pasi ylli i Borussia Dortmund ka pësuar një dëmtim dhe vështirë se do t’ia dalë të rikuperohet në kohë.

Trajneri norvegjez e ka përfshirë sulmuesin në listën e lojtarëve të grumbulluar, megjithatë stafi mjekësor i përfaqësueses po mban kontakte të vazhdueshme me ata të Dortmundit, për të mësuar mbi shanset e riaftësimit.

E nëse në Norvegji ka ende një fije shprese që Haaland të rikuperohet për të paktën njërën nga ndeshje, nuk duket aspak optimist trajneri i Dortmundit, Marco Rose, që u shpreh se sulmuesi e ka vërtetë të pamundur të luajë.

“Norvegjezët mund të shpresojnë, por unë dua të tregoj situatën reale. Kush e njeh Erling, e di që ai dëshiron të luajë gjithmonë, por para ndeshjes ndaj Augsburg më tha se jo vetëm nuk mund të vraponte, por as nuk mund të ecte normalisht. Unë nuk besoj se do të rikuperohet për të paktën dy apo tre javë”, deklaroi Rose.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco