Atalanta-Milan, publikohen formacionet zyrtare

Atalanta-Milan, publikohen formacionet zyrtare

20:22, 03/10/2021

Atalanta do të përballet me Milanin në Gewiss Stadium në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.

Skuadra vendase numëron 11 pikë pas gjashtë javëve të para, nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje.

Rossonerët e kanë nisur mirë sezonin në kampionatin italian me pesë fitore dhe një barazim, ashtu që duan të qëndrojnë në vendet e para në tabelë.

Trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Stefano Pioli i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Atalantas: Musso; Gjimshiti, Demiral, Palomino; Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle; Pessina; Malinovskyi, Duvan Zapata.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Rebic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco