Bayerni bie në shtëpinë e vet, Nagelssman provon shijen e humbjes

Bayerni bie në shtëpinë e vet, Nagelssman provon shijen e humbjes

19:29, 03/10/2021

Bajern Mynih është shokuar na javën e 7-të të Bundesligës duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Eintrahti i Frankfurtit.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Goreckën në minutën e 29-të të takimit i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të Levandovskit. Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bajernin.

Në pjesën e dytë, Nagelsman tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostiç.

Humbja e parë për trajnerin Julian Nagelsman që pas uljes në stolin e Bajernit, por që ngushëllohet me faktin që skuadra e tij ndodhet ende në krye të Bundesligës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco