Supersfida e javës, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool-Man.City

Supersfida e javës, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Liverpool-Man.City

17:06, 03/10/2021

Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester City sonte në Anfield, në derbin e madh të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Kloppit vjen në këtë takim, i cili nis në orën 17:30, pas një barazimi zhgënjyes me Brentfordin në ndeshjen e fundit dhe me synim për t’u kthyer në vendin e parë në tabelën e Premierligës, raporton Gazeta Express.

City i Pep Guardiolës e ka vetëm një pikë më pak se të kuqtë dhe do të synojë t’ua shkaktojë atyre humbjen e parë në ligë këtë sezon.

Ky do të jetë derbi i parë mes këtyre dy gjigantëve këtë sezon por pritjet janë të mëdha tashmë.

Klopp ka vendosur të luajë me treshen Mohamed Salah, Sadio Madhe dhe Diogo Jota në sulm, me Roberto Firminhon që ngel në stol.

Guardiola, ndërkohë, ka vendosur ta ndryshojë sulmin nga ndeshja e fundit në humbjen kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve dhe do të luajë me Phil Foden dhe Gabriel Jesus nga fillimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco