Poshtërohet PSG, vazhdon  pa thyer mallkimi Bruno Genesio

Poshtërohet PSG, vazhdon pa thyer mallkimi Bruno Genesio

16:39, 03/10/2021

Humbja e parë në kampionat ka ardhur sot, nën sytë e gati 30 mijë tifozëve, në një stadium që nuk u besonte syve…

Pikërisht Rennes ishte skuadra që mposhti PSG e miliardave, sheikut dhe yjeve me famë botërore…

Një ndeshje e zgjidhur shpejt nga vendasit, që më pas u mbrojtën me rregull dhe mund të kishin goditur edhe më shumë…

Por, nëse në stol ke një “strateg”, gjithçka është e lehtë. Sepse Bruno Genesio nuk është thjesht një trajner, por sidomos macja e zezë e PSG së epokës së emirëve të Katarit…

Në fakt, ai ka fituar 4 ndeshje deri tani në Ligue 1 ndaj PSG (3 në stolin e Lyon, 1 në stolin e Rennes)

Më shumë se çdo menaxher tjetër kundër PSG së epokës Al-Khelaifi!

Por, ka edhe një statistikë që tremb: Messi, Neymbar dhe Mbappe, të tre bashkë, skanë mundur të bëjnë asnjë gjuajtje në portën e Rennes…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco