Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Kukësi-Teuta, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi-Teuta, publikohen formacionet zyrtare

16:26, 03/10/2021

Kukësi pret Teutën kampione në fuqi në “Elbasan Arena”, në një përballje ku verilindorët do të kërkojnë rikthimin te fitorja dhe kreu, të cilin momentalisht e mban Tirana me 8 pikë.

Kukësi – Teuta 16:45 (“Elbasan Arena” & Supersport 3)

Verilindorët janë skuadra që kanë bërë më mirë në tre javët e para, duke grumbulluar 7 pikë, pasi janë ndalur vetëm nga Laçi, në minutat e fundit të transfertës kurbinase fundjavën e kaluar.

Teuta e ka nisur “me frena dore”, pasi ka shënuar vetëm dy gola në tre ndeshjet e para, por mbrojtja vijon të jetë “bunker” dhe kampionët në fuqi kanë arritur të grumbullojnë 5 pikë.

Sezonin e kaluar këto dy skuadra janë përballur 5 herë me njëra-tjetrën, katër herë në kampionat me bilanc dy fitore për durrsakët e dy barazime dhe një herë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku triumfoi Teuta me rezultatin minimal 1-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco