Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

'Ekipi i ëndrrave' i PSG-së pësoi një humbje të rëndë në kampionat, e para për këtë sezon

'Ekipi i ëndrrave' i PSG-së pësoi një humbje të rëndë në kampionat, e para për këtë sezon

15:12, 03/10/2021

Ndeshja e fundit para kombëtareve. Në kuadër të javës së nëntë të Ligue 1, Paris Saint-Germain udhëtoi për në Rennes këtë të dielë pasdite. Duke udhëhequr kampionatin falë tetë fitoreve në po aq ndeshje, parisienët domosdoshmërisht donin të vazhdonin ecurinë pozitive edhe në këtë sfidë. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi skuadra e Manuel Pochetinos u mund nga Rennes me rezultatin 2-0 në transfertë.

PSG e nisi ndeshjen e sotme me Neymar, Messi-n dhe Mbappe-n në sulm, ndërsa pas tyre luanin Di Maria, Verrati dhe Gueye, por edhe me këto lojtar ‘big’ në fushë, nuk mundën ta shmangnin humbjen dhe ekipi vendas triumfoi me meritë.

Edhe pse në fillim të ndeshjes PSG kishte kontrollin e lojës dhe posedimin e topit, lojtarët krijuan disa situata të rrezikshme para portës së skuadrës nga Parisi dhe arritën të kalonin në epërsi 1-0 me anë të Laborda në fundin e pjesës së parë.

Duhet thënë gjithashtu se PSG kishte shans të artë  pjesën e parë me Messin, i cili gjuajti bukur një goditje dënimi, por traversa e ndaloi të festonte.

Se ekipi vendas do fitonte ndeshjen ishte e qartë në minutën e 46 kur Tait shënoi për 2-0 dhe i dha  avantazhin e dyfishtë ekipit të tij. Megjithëse lojtarët e PSG kishin disa shanse të mira deri në fund të ndeshjes, ata nuk arritën të shënonin dhe në fund pësuan humbjen e parë të sezonit.

Pas nëntë ndeshjeve të luajtura, PSG sigurisht mbetet e para në tabelë me tetë fitore dhe një humbje, ose 24 pikë të fituara. Në ndeshjen tjetër, parisienët përballen me Angersin në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco