VIDEO/ Trajneri futet në fushë dhe godet gjyqtarin, merr dënimin e rëndë

VIDEO/ Trajneri futet në fushë dhe godet gjyqtarin, merr dënimin e rëndë

20:42, 01/10/2021

Një episod aspak i këndshëm vjen nga futbolli italian ku një trajner ka goditur me grusht gjyqtarin pasi ky i fundit i tregoi kartonin e kuq.

Në sfidën Olexhio Kastejo-Karpixhanjo, trajneri i miqve, Xhovani Alosi, hyri në fushë në pjesën e dytë dhe goditi me grusht gjyqtarin.

Skuadra e Karpixhanjos humbi ndeshjen 3-0 në tavolinë dhe pse deri në atë moment po fitonte me rezultatin 0-2.

FIGC e dënoi ashpër teknikun 47-vjeçar duke e pezulluar me 5 vite nga aktivitet futbollistike përfshirë drejtimin e skuadrave apo të qenurit pjesë e stafeve teknike.

Vetë Alosi reagoi duke u shprehur se karriera e tij futbollistike kishte përfunduar dhe i vinte turp për veprimin e bërë.

“Unë e kam mbyllur kapitullin me futbollin, çfarëdo të jetë skualifikimi im. Ishte një moment dobësie, kërkoj falje për veprimin tim”, mbylli fjalën e tij tekniku 47-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco