Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Koeman i prekur:  Unë kam sy, kam veshë...

Koeman i prekur: Unë kam sy, kam veshë...

20:15, 01/10/2021

Trajneri në prag të ndeshjes kundër Atletico Madrid ka thënë se ai ka ardhur tek klubi blaugranas në një situatë të komplikuar.

“Unë jam këtu për dashurinë e Barçës, kam ardhur në një situatë të komplikuar”, është shprehur Koeman i pyetur rreth të ardhmes me Barcelonën.

Trajneri është në rrezik të humbasë punën e tij pas humbjes së dytë radhazi në Ligën e Kampionëve kundër Benficas.

“Zbulova se presidenti ishte këtu, por nuk e kam parë atë – pranon Koeman në konferencën për shtyp.

“Edhe një herë ata nuk më thanë asgjë. Unë kam sy, kam veshë. E di që shumë gjëra janë filtruar, por edhe një herë ata nuk më kanë thënë asgjë.

“Unë nuk jam gjëja e rëndësishme, ne duhet të marrim një rezultat pozitiv nesër kundër Atletico Madrid”, ka shtuar Koeman.

“Unë jam këtu për dashurinë që ndjej për Barcelonën, kam ardhur këtu në një situatë të komplikuar. Të gjithë kanë opinionin e tyre, por më intereson se çfarë mendojnë lojtarët e mi”, ka përfunduar Koeman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco