Dinamo-Partizani, Shkëmbi dhe Daja publikojnë formacionet e derbit

Dinamo-Partizani, Shkëmbi dhe Daja publikojnë formacionet e derbit

18:45, 01/10/2021

Dinamo-Partizani hap siparin e javës së katërt të edicionit të 83-të të Kategorisë Superiore.

Përballja e 136-të mes dy ekipeve do të jetë e veçantë, ndonëse është derbi i kryeqytetit do të luhet sot në “Elbasan Arena”, në orën 19:45.

Ky derbi vjen pas një mungese gati 9-vjeçare, ku për herë të fundit janë ndeshur më 16 mars 2013 në Kategorinë e Parë. Ky takim është me “spec” për vetë ecurinë e skuadrave në këtë fillim kampionati.

Derbi luhet në fushë, por luhet edhe në stola. Trajnerët kanë një rol shumë të rëndësishëm për mënyrën si e përgatisin ndeshjen, si i motivojnë lojtarët, mënyrën si i përgjigjen kundërshtarit apo si reagojnë në momente të caktuara të ndeshjes me lëvizjet nga stoli.

Derbi Dinamo-Partizani është edhe një sfidë mes dy trajnerëve Ilir Daja dhe Bledi Shkëmbi, që u përkasin gjeneratave të ndryshme të trajningut, por që duket se kanë të njëjtin koncept për lojën.

Formacionet zyrtare

Dinamo: Harizaj, Imami, Sofranac, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Samake, Sidibe, Ibraimi, Mihana, Çinedu

Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Hoxha, Belica, Sota, Shehi, A.Marku, Musta, Rrapaj, Kaçe, Mala, Cara, Stenio Zhunior

Trajner: Ilir Daja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco