FOTO/ Zgjidhet trajneri i muajit në Itali, nuk ka dyshime

FOTO/ Zgjidhet trajneri i muajit në Itali, nuk ka dyshime

17:29, 01/10/2021

Napoli i ka surprizuar të gjithë këtë sezon duke bërë një nisje perfekte në Serinë A ku pas 6 ndeshjesh napoletanët mbajnë kreun e kampionatit me 18 pikë të plota.

Natyrisht vihet re dhe dora e trajnerit të ri Luçiano Spaleti, i cili ka gjetur një formacion bazë të pathyeshëm për momentin në Itali.

Image

Napoli shënon shumë dhe pëson pak, plot 16 skuadra ka shënuar Insinje me shokë në 6 javë kampionat, ndërsa kanë pësuar vetëm 2 gola.

Puna e Spaletit është shpërblyer dhe tekniku italian është shpallur trajneri i muajit në Itali duke lënë pas Sarrin, Murinjon, Inzagin apo Piolin.

Një çmim më se i merituar për teknikun toskan që e ka futur Napolin ndër pretendentët kryesorë për fitimin e titullit këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco