‘Harrohet' Flik, Nagelsmann fiton zemrat e bavarezëve

‘Harrohet' Flik, Nagelsmann fiton zemrat e bavarezëve

16:54, 01/10/2021

Julian Nagelsmann ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve bavarezë në vetëm pesë muaj. 33-vjeçari nuk ka pësuar ende humbjen e parë në ndeshjet zyrtare duke shënuar një rekord absolut.

Pas një starti të vështirë në Gladbah, ku Bajerni mori vetëm një barazim me fat, kritikat ndaj Nagelsmannit ishin të shumta duke hedhur dyshim mbi aftësitë e tij për të drejtuar një skuadër si Bajerni.

Ai nuk u tremb, përkundrazi, mori përgjegjësitë dhe nuk drejtoi gishtin nga askund. Pas kësaj nisi asfaltimi.

Fitorja në Superkupë ndaj Dortmundit u hapi rrugë 8 fitoreve radhazi në kampionat, kupë dhe Champions. Sigurisht që ajo që ra më shumë në sy ishte fitorja 3-0 ndaj Barcelonës në Spanjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco