Shkëlqyen në Kupat e Evropes, notat e futbollistëve kuqezi

Shkëlqyen në Kupat e Evropes, notat e futbollistëve kuqezi

16:40, 01/10/2021

Myrto Uzuni bëri një superndeshje duke realizuar dhe një gol mjaft të bukur me Ferencvaroshin e deri tek paraqitjet e Hysajt, Strakoshës e nisja si titullar e Marash Kumbullës me Romën që pas ardhjes së Murinjos në krye të verdhekuqve.

MYRTO UZUNI 7.9 – Shqiptari është lojtari i ndeshjes. Nota më e lartë nga të gjithë lojtarët. Shënon një supergol, por nuk mjafton pasi ekipi humbet 1-3.

TOMAS STRAKOSHA 6 – Pasi nuk kishte shumë punë në portë për shqiptarin. Rusët nuk rrezikuan seriozisht, por në ato pak raste të krijuara portieri ishte i vëmendshëm dhe reagoi në kohën e duhur. Vinte nga një gabim në ndeshjen e fundit dhe arriti të mbante portën e paprekur.

MARASH KUMBULLA 5.5 – Në fitoren 0-3 të Romës në transfertë ndaj Zoryas, mbrojtësi luajti 90 minuta dhe zhvilloi një paraqitje mesatare, në minutën e 81-të u ndëshkua me karton të verdhë.

ELSEID HYSAJ 6.5 – Praktikisht është kudo në fushë, ndjek aksionet sulmuese të ekipit dhe kur është e nevojshme për të mbyllur aksionin e kundërshtarëve, ai ndodhet aty. Shpëton dhe një gol për barazim 1-1 duke larguar topin me kokë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco