Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit

Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit

15:47, 01/10/2021

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022” që zhvillohen në muajin tetor.

‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë dy ndeshje gjatë këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për “Katar 2022”.

Ndeshja e parë do të jetë ajo si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë do të zhvillohet ndaj Gjeorgjisë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për këto dy ndeshjet të tetorit, përzgjedhësi Challandes ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.

Pjesë e listës si befasi është edhe futbollisti i Vitesses, Toni Domgjoni, por i cili ende është në pritje për të marrë lejen nga FIFA për t’u paraqitur në fanellën e Kosovës.

Në listë nuk mungojë as emrat e yjeve të ekipit si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

 

Lista e futbollistëve të ftuar

Ndryshe, Dardanët fillojnë grumbullimin në hotel “Emerald” pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre, derisa stërvitjen e parë e zhvillojnë të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Paraprakisht përzgjedhësi Challandes, të hënën, në orën 11:00, do të mbajë konferencë për media në “Emerald”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco